Zëri i Rusisë Shkurtimi i theksuar i furnizimeve të teknecit-99m, që u shkaktua nga mbyllja e 2 prodhuesve të mëdhenj të izotopeve radioaktive, vuri nën rrezik kërcënues mjekësinë bërthamore në botë, njofton gazeta amerikane The New York Times. Sipas mendimit të ekspertëve, mbyllja e reaktorëve në Kanada dhe Hollandë mund të çojë në keqësimin e ndjeshëm të shërbimeve mjekësore të bazuara në përdorimin e izotopeve të elementëve radioaktivë. Në mungesë të materialeve të sipërpërmendura radiologët nuk mund të zhvillojnë metoda të ndryshme diagnostikimi dhe kurimi të tumoreve malinje (kanceroze).