Zëri i Rusisë Siç njoftoi në konferencën për shtyp në Gjenevë Përfaqësuesi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Gregori Hartëll, raste të prekjes nga gripi A H1N1 janë evidentuar tashmë në 160 vende të botës. Sipas të dhënave të fundit, nga infeksioni i ri kanë gjetur vdekjen në gjithë botën rreth 800 veta. Kurrëfarë ndryshimesh në karakterin e vizusit nuk kanë ndodhur, vetëm vërehet përhapja e shpejtë e tij në të gjitha vendet.