Zëri i Rusisë Marrëdhëniet e Moskës dhe Minskut po përjetojnë krizën më të thellë e më seroize për gjithë këto vitet e fundit. Udhëheqjet e të dy vendeve fqinje tashmë nuk po mjaftohen vetëm me ndalimet e furnizimeve të këtyre apo atyre mallrave të njëra-tjetrës dhe mbylljen e rubinatave të tubacioneve. Puna shkoi deri tek devijimet verbale gjeopolitike. Demarshin e fundit të Presidentit bjellorus është vështirë të mos e cilësosh si krejtësisht të pabesë. Vetëm disa ditë më parë ai betohej solemnisht për miqësi të përjetshme, ndërsa tani e quajti Shtetin e Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë “projekt të papërfunduar” dhe përcaktoi prioritetet e reja të politikës së jashtme të vendit të vet. Në veçanti, ai deklaroi mbi gatishmërinë e aktivizimit të bashkëpunimit tregtaro-ekonomik me Shtetet e Bashkuara. Llukashenko mblodhi posaçërisht krerët e të gjitha e misioneve të huaja dilomatike të Bjellorusisë me qëllim që ti paralajmërojë ato që të ruhen nga “presioni i fuqishëm prej fuqie të madhe” i Rusisë. Pasi theksoi, se çështje të diskutueshme në marrëdhëniet me Moskën filluan të lindin gjithnjë e më shpesh, Llukashenko evidentoi edhe “vijueshmërinë dhe mënyrën sistematike” të dukje së tyre”. Shteti i Bashkuar i Rusisë dhe Bjellorusisë ndoshet në buzë të falimentimit, shpërbërjes së vet, kështu i vlerësojnë shumë vëzhgues deklaratat e fundit të Llukashenkos. Megjithëse, në të vërtetë, s’ka se ç’të shpërbëhet. Ja mendimi i politologut rus Aleksandër Fadejev, njërit prej specialistëve kryesorë të Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në lidhje me këtë: “Shteti i Bashkuar faktikisht nuk ekziston. Ky është njëfarëlloj krijimi virtual. Në etapën aktuale ndërtimi i Shtetit të Bashkuar, si kurrë ndonjëherë më parë, është jashtëzakonisht larg nga qëllimet që u deklaruan në vitin 1990. Tani Minsku mori konfirmimin e qendrimit të mirë ndaj tij nga ana e Brukselit. Bjellorusia së bashku me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe një sërë shtetesh të tjera është përfshirë në programin “Partneriteti Lindor”. Ndërsa kjo do të thotë, se tani, gjoja, mund të përfitohen nga BE teknologji dhe investime. Vërtet, tani për tani, të gjitha këto janë gjithashtu virtuale. Minsku mendon, se Rusia nuk disponon teknologjitë e duhura, ndërsa investimet ruse Llukashenkon, thjesht, e trembin. Zhvillimi i ekonomisë bjelloruse, po ashtu si dhe niveli i menazhmentit lënë për të dëshiruar shumë… Më parë Bjellorusia, faktikisht, minoi iniciativën ushtarake tejet të rëndësishme për Moskën në kuadrin e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv. Kurse më pas refuzoi të pranojë mbas Rusisë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Bile më tepër se kaq, Minsku ndërmorri një sulm të paprecedentshëm në adresë të Moskës, duke i bërë thirrje qytetarëve të vet për të respektuar ligjet gjeorgjiane gjatë vizitimit të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut duke marrë me këtë anën e Gjeorgjisë, e cila i sulmoi pabesisht këto shtete. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Kremlini i premtoi Llukashenkos ti hapë probleme të mëdha financiare. Zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve ekspertët bile as që marrin dot guximin ta parashikojnë.