Zëri i Rusisë Botimet tipografike njoftojnë mbi ndërrimin e prioriteteve në politikën e jashtme të Bjellorusisë. Aleksandër Llukashenko deklaroi se krijimi i Shtetit të Bashkuar me Rusinë është “projekt i papërfunduar” dhe theksoi gadishmërinë e Minskut për aktivizimin e bashkëpunimit tregtaro-ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpara kësaj Bjellorusia tashmë ndërmori “një sulm” kundër Rusisë, duke u bërë thirrje shtetasve të vet që të respektojnë ligjet gjeorgjiane gjatë vizitimit të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.


***


Gazeta “Vremja novostei” shkruan se deklarata e fundit e Ministrit bjellorus të punëve të jashtme dëshmon mbi njohjen nga ana e Minskut të tërësisë territoriale të Gjeorgjisë. Ky rekomandim i kolegëve bjellorusë shkaktoi habi në MPJ e Rusisë. Sipas fjalëve të Zëvendësit të Kreut të dikasterit në fjalë Grigori Karasin, deklarata e Minskut duket krejtësisht e palogjikshme dhe mjaft e paqartë. Ndërkohë, Bjellorusia u përpoq ta rregullojë konfliktin. Kreu i drejtorisë së konsullatës kryesore të MPJ të Bjellorusisë deklaroi, se Minsku udhëhiqet në veprimet e veta në këtë rast ekskluzivisht nga preokupimi për sigurinë e shtetasve të vet.


***


Gazeta “Novie Izvestia” shpjegon, se nga ç’ligje të Gjeorgjisë duhet të udhëhiqen konkretisht turistët bjellorusë, të cilët kanë vendosur të kalojnë pushimet në Abkhazi dhe Osetnë e Jugut. Sipas legjislacionit gjeorgjian, udhëtimi i të huajve në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut lejohet të bëhet vetëm nëpërmjet Bashkisë së Zugdinskut dhe Gorijskut, kurse “depërtimi në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut nga të gjitha drejtimet e tjera pa një leje të posaçme prej autoriteteve gjeorgjiane ndalohet dhe dënohet në përputhje me Kodin Penal të Gjeorgjisë”. Por a do të bëhen vallë bjellorusët mysafirë të dëshiruar në qoftë se do të mbajnë anën e Gjeorgjisë? Kjo është një pyetje mjaft serioze!


***


Gazeta “Kommersant” njofton se Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko u takua me udhëheqësit e të gjitha misioneve të huaja diplomatike me qëllim që ti informonte ata mbi prioritetet e reja të politikës së jashtme. Pasi shau Rusinë, Llukashenko iu drejtua Ukrainës dhe e quajti atë daljen më të rëndësishme në akuatorin e detrave jugorë. Ai theksoi se pala bjelloruse është e detyruar të shikojë tek Ukraina sferën e re strategjike të bashkëpunimit si dhe një rrugë të mundshme suplementare të furnizimit në Bjellorusi të burimeve energjetike në të ardhmen.


***


Ndërkaq, shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”, deri më sot nuk është përcaktuar formula për pagimin e gazit rus. “Gazprom” mendon se Bjellorusia duhet të paguajë sipas çmimit të kontratës, kurse në Minsk konfirmojnë se duhet të paguajnë sipas çmimit mesatar vjetor, i cili përbën 60 dollarë për një mijë metra kub gaz.