Zëri i Rusisë Dëgjoni “Zërin e Rusisë” nga Moska! Siç u bë e ditur, Kryetari i Bashkisë së qytetit rumun Konstanca Radu Mazare së bashku me të birin erdhën në aktivitetin shoqëror të veshur të veshur me uniformë naziste-ai vetë me uniformë oficeri, ndërsa i biri me ushtari. MPJ e Rusisë e quajti këtë fakt “Marrëzi blasfemike, sakrilegj, që përdhos kujtimin e miliona viktimave të nazizmit”. Vëzhguesi ynë Nikollai Dovzhenko i kushtoi këtij fakti replikën e vet. Kjo gjë ndodhi të shtunën e kaluar në mbrëmje në sfilatën e modës “Mamaia Milano Night” me tematikë ushtarake. Është interesant fakti se të dy kostumet e sipërpërmendur ishin qepur me porosi në një rrobaqepësi në Gjermani, e cila merret me qepjen e rekuizitave për xhirime kinematofrafike. Zgjedhja e kostumeve për pjesëmarrje në sfilatë nuk ishte aspak e rastësishme. Ishte tepër evidente dashuria ndaj nazizmit në preferëncën e kostumeve. Sipas burimeve rumune të informacionit, zoti Kryetar i Bashkisë e konfirmoi vetë një gjë të tillë duke deklaruar, se atij “gjithmonë i ka pëlqyer pa masë kjo uniformë” dhe se ai përherë e ka admiruar organizimin e rreptë, rigoroz të ushtrisë gjermane”. Ndoshta, duke e kuptuar fort mirë se marrëzia e tij do të shkaktojë zemërim të madh, zoti Kryebashkiak me një shije të tillë estetike vendosi të paraqitet në rolin e aktorit. “Kjo ide më erdhi në mendje kur pashë filmin “Operacioni Valkiria”, në të cilin një kolonel donte ta shpëtonte vendin nga diktatura e një njeriu të çmendur”, deklaroi ai. Fjalë bëhet mbi filmin me pjesëmarrjen e Tom Cruise, që tregon për përgatitjen e komplotit nga ana e eprorëve të lartë ushtarakë gjermanë kundër Hitlerit. Ngjarja që ndodhi me Radu Mazare shkakton habi të vërtetë. Do të mund ti falej një veprim i tillë po të kishte qenë adoleshent 14 vjeçar, sa i biri, po të kishte qenë njeri i zakonshëm dhe jo Kryetar Bashkie i një qyteti mjaft të madh sipas kutit të parametrave rumunë. Po ai është personalitet zyrtar, anëtar i Partisë Social-Demokrate dhe njëkohësisht me një dashuri të tillë të spikatur ndaj simbolikës naziste!!! Çdo qytetar i maturuar i Rumanisë, aq më tepër një nëpunës zyrtar i një rangu të tillë duhet të jetë në dijeni të asaj, se në vend është miratuar ligji, sipas të cilit përdorimi publik i simbolikës fashiste, raciste dhe ksenofobe dënohet me 3 vjet heqje lirie dhe me heqjen e disa të drejtave të caktuara. Me një fjalë, nuk mund ti lejojë vetes veprime e gjeste provokuese të kësaj natyre një politikan, personalitet zyrtar duke dhënë me këtë shembull negativ për gjithë të tjerët. Shprehja e zemërimit dhe indinjatës në lidhje me veprimet e Kryebashiakut rumun nuk mënoi gjatë. Dhe jo vetëm nga nga ana e Rusisë, e cila del në mënyrë principiale kundër lartësimit dhe heroizimit të fashizmit që çon në krijimin e atmosferës së domosdoshme për dikë në Evropë për realizimin e rishikimit të përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore. Opinioni publik europian e dënoi gjithashtu gjestin e Kryebashkiakut rumun, për më tepër se gjatë kohës së luftës Rumania mori anën e Gjermanisë. U shokuan nga ky veprim edhe në Izrael. Efraim Zuroff, Drejtori i Qendrës së Simon Wiesenthalit në Jeruzalem dhe historian i Holokaustit iu drejtua me një letër Kryetarit të Bashkisë së Konstancës në të cilën, ai, në veçanti, shkruan: “Dihet mbarëbotërisht, se Wehrmacht-i ka luajtur një rol mjaft aktiv në asgjesimin në masë të hebrenjve dhe viktimave të tjera të shumta krejtësisht të pafajshme. Duke ngjeshur një unifomë të tillë Ju shprehni mbështetjen e palejueshme dhe nostalgjinë për ushtrinë, e cila ka kryer akte të tmerrshme, monstruoze gjenocidi”. Me sa duket nga të gjitha, Kryebashkiakut të Konstancës mund ti inkriminohet propagandimi i fashizmit. Në se do të ndodhë vërtet një gjë e tillë, do ta tregojë vetë rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve. Ndërsa, tani për tani, për të do të ishte më mirë të jepte dorëheqjen vullnetarisht nga posti i vet.