Zëri i Rusisë Kreu i MPJ i Rusisë shprehu për të satë herë me radhë pakënaqësinë e Moskës në lidhje me mundësinë e marrjes nga Gjeorgjia të armatimeve nga jashtë shteti. “Në logjikën e gjykimit tim unë nisem nga ajo, se ata që i shitën regjimit të Saakashvilit armët, të cilat u përdorën për shpërthimin e agresionit në gusht të vitit 2008 kundër Osetisë së Jugut, duhet të kenë nxjerrë mësimet përkatëse për veten”, deklaroi Sergei Lavrov. Për sa i përket rolit të NATO-s në ngjarjet e atyre ditëve, atëherë “premtimi i bërë në samitin e Bllokut në prill të vitit 2008, për pranimin Gjeorgjisë në Aleancë u bë pikërisht ajo shtytje, që e nxiti Saakashvilin drejt aventurës së tij të palogjikshme”.