Zëri i Rusisë Autoritetet e Tajlandës premtuan se do ta shqyrtojnë objektivisht dhe pa kurrfarë politizimi çështjen e qytetarit rus Viktor Buta, që u arrestua në Bangkok më 6 mars të vitit 2008, njoftoi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën e vet për shtyp mbajtur në kuadrin e vizitës zyrtare në këtë vend. SHBA-s e akuzojnë Butën për trafik ilegal armësh dhe po përpiqen të arrijnë ekstradimin e tij. Lavrov e diskutoi këtë situatë në negociatat me Kryeministrin e Tajlandës dhe u sigurua nga ai për shqyrtimin e drejtë të çështjes.