Zëri i Rusisë Ai është pronar i restoranteve më të ndyshme përkatësisht nivelit, duke filluar që nga rrjeti i fast-food-ve “Mu-Mu” e deri tek “Le Duc” i zgjedhur, luksoz, tepër i rafinuar. Ai i ka kaluar paksa të 50-at. Ka një pamje mjaft elegante dhe disi në stilin bohemians. Në restorantet e tij mund të shohësh të ulur pranë e pranë vetes presidentë, drejtorë të mëdhenj, yje të show-biznesit… Paparacët do të kishin luajtur mendsh nga e gjithë kjo larmishmëri personalitetesh. Sigurisht, në qoftë se ata do ti linin të hynin atje.
Historia e tij është një ndër më tipiket e periudhës së post Perestrojkës në Rusi me dredhat, gjarpërimet dhe kthesat e papritura të saj. Në kohërat sovjetike ai i ndërronte me lehtësi vendet e studimeve dhe ato të punës, ndërsa paratë i fitonte me restaurimin e ikonave të vjetra. Në kohën e Perestrojkës filloi të merrej seriozisht me pikturë dhe u nis në Paris për të bërë karrierë e për ti hapur rrugën vetes në këtë lëmë. Kurse në vitin 1993 në Moskë atij i vodhën të gjitha dokumentat. Gjatë kohës së rivendosjes së dokumentave të reja ai u detyrua të qendronte për një kohë të gjatë në Rusi. Dhe atëhere planet e jetës së tij ndryshuan në mënyrë kardinale.
Së bashku me të birin e aktorit dhe regjizorit të njohur rus Anton Tabakov ata vendosën të hapin një diskotekë dhe një klub për mbrëmjet e aktorëve dhe artistëve. Mjete financiare për këtë qëllim iu morën borxh sponsorëve, ndërsa vendin, lokalin e gjetën nëpërmjet të njohurve. Klientë të tyre u bënë, praktikisht, të gjithë njerëzit me para të madhe-që nga elita artistike e deri tek të ashtuquajturit “hajdutë në ligj” (Kështu quhen autoritetet e botës kriminale, ordinerëve, të cilët jetojnë sipas kanunit e ligjeve të pashkelshme të saj).
Më pas Andrei Dellos u dha shumë pas biznesit të restoranteve. Partner i tij u bë drejtori i kanalit më të madh televiziv rus Konstantin Ernst. Së bashku me të ai 10 vite më parë realizoi në jetë projektin simbol - hapi kafe “Pushkini” në Moskë. Për të pat kënduar që në vitet 60-të të shekullit të kaluar në super hitin e vet “Nathalie” bardi i famshëm francez Gilbert Becaud, por në të vërtetë në Moskë një kafene e tillë nuk pat ekzistuar kurrë. Deri para ardhjes në kryeqytetin rus të Andrei Dellos, njeriut me një fantazi të habitshme dhe me rrënjë franceze prejardhjeje.
“Në Paris, - tregon Andrei, - ka ekzistuar një shtëpi e madhe mode e modelierëve francezë me mbiemër Dellos. Por njëherë vëllezërit u grindën midis tyre dhe njëri nga ata u nis për në Rusi, ku edhe në Peterburg, edhe në Moskë hapi shtëpi mode “Nga Kutjur”. Ai vishte personat e parë të shtetit, njerëzit krijues të artit, të tillë si shkrimtari Kuprin, Vertinskij, Nemiroviç-Dançenko, Stanisllavskij e kështu me radhë…”
Personi për të cilin folëm më sipër ishte stërgjyshi i Andreit, kurse babai i tij ka qenë Kavalier i Urdhërit të Legjionit të Nderit. Ka luftuar në radhët e Rezistencës franceze. “Atë e zunë rob, - tregon Andrei. - Një histori monstruoze kjo. Kampi gjerman i përqendrimit ishte i tmerrshëm. Që në mbrëmjen e parë në këtë kamp atij i vodhën tasin. Dhe ai detyrohej ta merrte me duar supën e nxehtë që të mund të hante. Ndoshta, prandaj deri në ditët e fundit të jetës së vet ai e kishte shumë të lëmuar lëkurën e pëllëmbëve të duarve. Në kamp organizoi arratisjen. Dhe aty nga fundi i luftës kryesoi batalionin e vullnetarëve të përbërë nga ish robërit ushtarakë.
Andrej Dellos nuk mundet të shkëputet as edhe për një javë të vetme nga procesi i drejtimit, menaxhimit të restoranteve të veta. “Në këtë kuptim, duke u shprehur në mënyrë të figurshme, unë jam i varur plotësisht nga kjo punë si narkomani nga droga”. I mungon në mënyrë katastrofike koha për ti kushtuar vemendjen e duhur familjes. “Për fat të mirë, bashkëshortja ime më kupton. Por, në fakt, ajo që në fillim e dinte fort mirë se ç’rrugë do të merrte jeta e saj me mua, sepse rregullat e lojës u përcaktuan midis nesh që në periudhën e startit të marrëdhënieve tona. Ndërsa ajo, se unë jam baba shumë i mirë është fakt absolut, i padiskutueshëm”.
Një nga krijesat e tij më të fundit është restoranti “Turandot”, të cilin ai me buzëqeshje e quan projkt “faranoidal” për shkak të dekorit të tij fantastikisht luksoz, madhështor, të përpunuar nga ai vetë. Në kartvizitën e tij është identifikuar thjesht “Andrei Dellos. Piktor”.