Zëri i Rusisë Në tremujorin e parë të vitit 2009 në BE mbetën pa punë 5 milionë të rinj me moshë nga 15-24 vjeç. Sipas të dhënave të Eurostat, për një vit papunësia në radhët e të rinjve u ul vetëm në Bullgari, kurse rritja më e lartë e nivelit të të papunëve u fiksua në vendet pranë Balltike. Niveli më i ulët i papunësisë evidentohet në Gjermani dhe në Poloni. Specialistët statistikorë vënë në dukje, se papunësia midis të rinjve po rritet në vendet e BE 2 herë më shpejt se sa papunësia e përgjithshme.