Zëri i Rusisë Kufizimi i gjuhës ruse në Taxhikistan është një gabim serioz, mendon Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe lidhjet me bashkatdhetarët Aleksei Ostrovskij. Në këtë mënyrë e komentoi ai projekt ligjin, i cili po diskutohet në parlamentin taxhikistanas. Në përputhje me të rusishtja humbet statusin e gjuhës së komunikimit ndërnacional, të gjitha dokumentet do të formulohen e do të plotësohen vetëm në gjuhën taxhike. Ostrovskij mendon, se në rast miratimi ligji do të japë goditje mbi ekonominë e republikës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. Sepse një numër i madh banorësh të Taxhikistanit vijnë në Rusi për të punuar ose për të studjuar në universitetet ruse.