Zëri i Rusisë Notarja sinkroniste ruse Natalia Ishenko fitoi medaljen e arit në Kampionatin botëror të llojeve të sportit ujor në Romë. Ajo arriti të triumfojë në garat e solisteve në programin e lirë në një luftë këmbëngulëse me spanjollen Hemmi Mengual. Fituese e medaljes së bronzit u bë italiania Beatris Adelicci. Në Kampionatin botëror në Romë notaret sinkroniste do të duhet të luftojnë edhe për dy komplete medaljesh.