Zëri i Rusisë Shkencëtarët dolën edhe me një teori tjetër që ka të bëjë me dukjen e Sistemit Diellor. Sipas të dhënave të astrofizikantëve nga Universiteti australian me emër të John Monash, të cilët patën bashkëpunuar gjatë studimit të tyre me kolegë nga Spanja dhe Hungaria, një kontribut aktiv në krijimin e Diellit tonë dhe planetëve rreth tij ka dhënë një yll gjigand që ndodhej jo shumë larg nga ai. Përfundime të tilla u nxorrën mbi bazë të treguesve të teleskopëve nga laboratorët e universiteteve. Ndër të tjera, shkencëtarët i ndihmuan edhe modelet teorike të përpunuara para pak kohësh, që bëjnë të mundur konstruktimin në kompjuter të llojeve të ndryshme të bashkëveprimit midis yjeve dhe reaksioneve bërthamore që lindin në mënyrë të tillë.


***


Gati 40 vjet para lindjes së Edisonit, drita elektrike u zbulua nga Devy Hemphry. Llampa e shpikur prej tij mund të rezistonte e ndezur vetëm 12 orë rrjesht. Ndërsa Edisonit iu desh vetëm që ta përsoste më tej këtë shpikje duke gjetur materialin e përshtatshëm për fitilat, me qëllim që llampa të mund të qëndronte vazhdimisht e ndezur. Kjo gjë, sigurisht, është arritje e madhe, por fatkeqësisht, jo shpikje.

 


***


Çdo qytetar i 10-të rus, ekonomikisht aktiv, quan si degë punësimi më me perspektivë për veten sferën e shitjeve. Për këtë dëshmon studimi i zhvilluar në saitin www.SuperJob.ru në qershor të vitit 2009 midis rusëve ekonomikisht aktiv nga të gjitha rajonet e Federatës Ruse. Në vendin e dytë renditet sfera e ekonomisë, kontabilitetit dhe ajo e financave, kurse vendin e tretë e ndanë midis tyre sfera e naftës dhe gazit, teknologjitë informative dhe transporti.