Zëri i Rusisë Saad bin Laden, njëri nga djemtë e terroristit №1 në botë Osama bin Laden, u vra në Pakistan si rezultat i një goditjeje raketore të dhënë nga Forcat Ushtarako-Ajrore amerikane, por se kur, konkretisht, ndodhi ky incident, nuk bëhet e ditur ende. Propabiliteti, se i vrari është pikërisht personi për të cilin bëhet fjalë, llogaritet në masën 80-85 %, deklaroi në intervistën e vet dhënë për radiostacionin National Public Radio një përfaqësuesi anonim i shërbimeve speciale të SHBA-s. Për vërtetimin e identitetit të Saadit, tha ai, do të mund të ndihmonte analiza e ADN-së, por shërbimet speciale nuk kanë kufomën e tij në duar. Saad nuk bënte pjesë në udhëheqjen e lartë të “Al-Qaida”, por kishte lidhje të drejtpërdrejtë me veprimtarinë e saj.