Zëri i Rusisë SHBA-s dhe Kanadaja deklaruan për zhvillimin e ekspeditës së dytë të përbashkët me qëllim të studimit të shelfit kontinental në Arktikë. Në Uashington këtë e ndërlidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë me të drejtat mbi burimet natyrore të kontinentit. Vëzhguesit vënë në dukje, se aktivizimi i punës në drejtimin në fjalë filloi në SHBA-s me qëllim të ndjekjes “këmba-këmbës” të Rusisë. Në Amerikë shkaktoi johona mjaft të gjalla ekspedita ruse “Arktika-2007”, e cila në pikën e Polit të Veriut vendosi një kapsollë me flamurin rus prej titani.