Zëri i Rusisë FR dhe SHBA-s i bëjnë thirrje Iranit për t’iu përgjigjur sa më shpejt që të jetë e mundur propozimeve të fundit të “6-shes” në lidhje me rregullimin e problemit bërthamor iranian. Për këtë njoftoi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov pas takimit që zhvilloi me Sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton në Tailandë. Duke kaluar në diskutimin e pikës që ka të bëjë me gjendjen në Gadishullin e Koresë, Lavrov theksoi, se Rusia del për respektimin nga ana e RPD të Koresë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ne jemi kundër kërcënimit të Phenianit me vendosje sanksionesh të reja ndaj tij”, tha Sergei Lavrov.