Zëri i Rusisë Kur në modulin amerikan “Destiny” të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar filloi të disfunksionojë një nga tualetet ekzistuese, anëtarët e ekuipazhit u mërzitën jashtë mase. Nga Qendra e Drejtimit të Fluturimeve në orbitë u dha një urdhër urgjent për të varur në derën e tualetit tabelën “Tualeti përkohësisht ka dalë jashtë përdorimit” dhe për t’ia hyrë menjëherë punës për meremetimin e objektit me rëndësi jetike. Për astronautët dhe “mysafirët” e tyre nga anija “Endeavor” është parashikuar që të përdorin vendet e përkohëshme përkatëse në shatll dhe në modulin rus “Zvjezda” (Ylli) deri sa ky problem të ezaurohet. Duam t’ju kujtojmë se aktualisht në orbitë ndodhen 13 veta — 6 anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar dhe 7 astronautë të anijes “Endeavor”.


***


Akoma mbi kozmosin dhe mbi atë se si ka qenë atje kori i Pjatnickit. Deri përpara fluturimit të njeriut në kozmos, specialistët në satelitët që lëshoheshin për qëllime studimore hapnin regjistrimet provë në magnetofonë të të folurës së njeriut gjë për shkak të së cilës në Perëndim u ngrit zhurmë e bujë e madhe me deklaratën mbi atë, se rusët po lëshojnë pilotë-kamikaze, zërat e të cilëve kapen nga lokatorët në orbitë. Pas kësaj specialistët sovjetikë filluan të vënë kasetën me regjistrime të korit të njohur popullor rus në gjithë botën me emër të Pjatnickit.


***


Shkencëtarët arritën në konkluzionin, se nga zelli i tepërt, i shfaqur në ruajtjen e pastërtisë, mund të rritet rreziku i zhvillimit të disa sëmundjeve. Sipas statistikës, për këto vitet e fundit u rrit në mënyrë të theksuar numri i rasteve të sëmundjes së diabetit të grupit të I-rë midis fëmijëve. Studimet tregojnë se disa lloje bakteriesh dhe virusesh, që ndodhen në ambjentin rrethues, i shërbejnë organizmit si njëfarë lloj “kalitjeje”. Në qoftë se bakterie të tilla mungojnë, për shembull, gjatë mbajtjes së higjenës së tepruar, atëherë organizmi bëhet i pambrojtur. Në rastin konkret rritet rreziku i zhvillimit në organizëm i diabetit të grupit të I-rë.