Zëri i Rusisë Përse rusët nuk e kursejnë dritën, sistemin e ngrohjes dhe paratë e veta?- shtron pyetjen botimi “Novie Izvestia”. Në Moskë, sipas të dhënave më të fundit të Departamentit të politikës ekonomike dhe zhvillimit të qytetit, popullsia ka borxh për shërbimet komunale që i bëhen saj gati një miliardë rubla. Vitin e kaluar shuma e borxhit ishte tre herë më e vogël. Është e qartë se në kushtet e krizës, bile edhe në kryeqytet, shumë konsumatorë, thjesht, nuk janë në gjendje të paguajnë faturat. Nga njëra anë, njerëzit nuk kanë lekë, kurse nga ana tjetër pagesat e shërbimeve komunale janë shumë të shtrenjta, sepse njerëzit nuk janë mësuar të përdorin pajisjet elektro shtëpiake bashkëkohore. Për llogari të përdorimit të teknologjive që kursejnë energjinë elektrike, ndërmarrjet vendase mund të minimizojnë shpenzimin e energjisë elektrike në dy herë, kurse sfera buxhetore të kursejë çdo vit deri në 5 miliardë dollarë. Por një kursim i tillë kërkon fillimisht të investohen më shumë se 300 miliardë $. Po nuk dihet se ku të merren këto mjete financiare në kushtet e krizës, përfundon gazeta “Novie Izvestia”.

 

  
***


Botimi “Gazeta” njofton mbi synimin e “Gazpromit” për të përmirësuar imazhin e vet për llogari të reklamve të reja. Monopoli për herë të parë shpalli konkursin e hapur për xhirimin e reklamave. “Gazprom” ka ndërmend të forcojë imazhin e vet “si kompani stabile energjetike globale në kushtet e krizës”. Shikimi i reklamës duhet të shkaktojë emocione pozitive dhe të shkaktojë ndjenja nxitëse për veprime. Autorëve të ardhshëm të sfonit muzikor i rekomandohet shkruarja e një kompozimi “madhështor, energjik”, kurse në radhën e kuadrove figurativë duhet të paraqitet “veprimtaria prodhuese, pejsazhe industriale dhe konsumatorët e gazit”. Në rast domosdoshmërie “Gazprom” lejon që të ingranohen në xhirime njerëz të shquar. Buxheti i xhirimit të reklamave tani për tani nuk është përcaktuar ende. Sipas të dhënave të botimit “Gazeta”, premiera e kësaj reklame është përcaktuar për në vjeshtë.


***


Rusia hoqi të gjitha kufizimet ndaj importit të verërave të prodhimit moldavian. Siç njofton gazeta “Vremja novostei”, përfundoi “pauza teknike” trevjeçare e furnizimeve. Gjatë një viti e gjysëm tregu rus është hapur gradualisht për prodhuesit moldavianë, prodhimet e të cilëve inspektorët sanitarë vendas i njohën si të tilla që u përgjigjen normave higjenike. Është interesant fakti, se bojkotimi i vendosur ndaj prodhimeve moldavine u hoq që dy vite më parë, pas marrjes së vendimit principial mbi rifillimin e furnizimeve, i cili, siç ndodh shpesh në marrëdhëniet ruso-moldave, përkoi në kohë me vizitën në Moskë të Presidentit të kësaj ish republike sovjetike. Varësia e çështjeve që kanë të bëjnë me verën nga ngjarjet politike në mënyrë të dukshme përvijohet edhe aktualisht, thekson gazeta “Vremja novostei”. Në fund të muajit në Moldavi do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku “letra ruse” në një mënyrë apo në një tjetër do të vihet në lojë.