Zëri i Rusisë Përkime interesante po evidentohen këto kohët e fundit në deklarata të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën. Kështu, faktikisht njëkohësisht, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s deklaron mbi shkurtimin e forcave të KFOR-it në krahinë në lidhje me stabilizimin e situatës me sigurinë atje, ndërsa Kreu i Përfaqësisë së Unitet Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) në Beograd njofton mbi dëshirën e mijëra familjeve serbe për tu kthyer në Kosovë. Motivimi i udhëheqjes së re të NATO-s është plotësisht i kuptueshëm: grupimi i Aleancës në Kosovë është i treti për nga numri i efektivit të vet pas misioneve në Irak dhe Afganistan. Në kulmin e krizës ekonomike mjete financiare për projekte politiko-ushtarake nuk ka. Edhe pushteti në Uashington u ndërrua dhe bashkë me të edhe prioritetet e tij. Të mbahen 14 mijë ushtarë në Kosovë në një kohë kur ata duhen në Afganistan nuk është aspak ide racionale. Për më tepër se për mbrojtjen e atyre pak serbëve kosovarë që kanë mbetur në krahinë, të cilët, ndër të tjera, jetojnë dhe në mënyrë kompakte në geto, mjaftojnë plotësisht edhe 2500 ushtarakët natovianë që do të mbeten atje pas reduktimit të efektivit të grupimit. Ndërsa përsa i përket punës me Unitet Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) në Beograd, situata këtu është disi më e ndërlikuar. Kreu i The UN Refuge Agency Lennart Kotsalainen shtroi përpara vetës një detyrë pothuajse të parealizueshme, pra, të provojë se refugjatët në Kosovë po kthehen, ndërsa në qoftë se ky proces ecën keq dhe kthehen pak refugjatë, kjo ndodh për faj të Beogradit dhe për shkaqe krejtësisht ekonomike. Kotsalainen deklaroi: “Personat e shpërngulur me detyrim thonë se destabiliteti dhe problemet me sigurinë e lirinë e lëvizjes janë pengesa kryesore për refugjatët”. Ndërsa më pas shtoi: “Kurse unë, personalisht, mendoj se shkaku i kësaj fshihet në problemet ekzistuese me punësimin dhe vështirësitë e tjera social-ekonomike”. Sipas mendimit të Përfaqësuesit të UNHCR për çështjet e refugjatëve, autoritetet e Serbisë e mbështesin aktivisht rikthimin e personave të detyruar për zhvendosje në krahinë vetëm me fjalë, ndërsa kur puna arrin tek veprat konkrete, ndihmë të vërtetë nuk ka. Dhe në lidhje me këtë ai shprehu shpresën, se autoritetet e vendit do të përpunojnë “një strategji reale” për kthimin refugjatëve në Kosovë. Komandanti i trupave të NATO-s në Europën Jug-Lindore, admirali amerikan Mark Fitzgerald deklaroi fare hapur: “Shkurtimi i mëtejshëm i trupave do të varet nga situata dhe avancimi i arritjeve politike në 12-14 muajt e ardhshëm. Është plotësisht i mundur reduktimi i numrit të ushtarakëve të NATO-s deri në 2.500 veta”. Dhe duhet të pranoni pas kësaj, se ndjesia e ekzistencës së një qendre unike të marrjes së vendimeve në lidhje me Kosovën, pas evidentimit të një përkimi të tillë, vjen vetëm duke u përforcuar. Por, urdhëri mbetet urdhër, ndërsa vetë situata atje vazhdon të mbetet e ndërlikuar. Për 10 vitet e fundit në Kosovë janë kthyer më pak se 3.000 veta. Po përse ndodh kështu? Ja përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje: Më 16 korrik mu në mes të fushës u rrah mizorisht Rados Maniç, 61 vjeçari i sapo kthyer në Kosovë. Në spital atë e sollën pa ndjenja. Personat që e sulmuan pabesisht ai zor se do të mund ti identifikojë dot, sepse goditjet iu dhanë pas shpine. Për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm. Më 16 janar forcat e KFOR-it e braktisën këtë lokalitet dhe që prej asaj kohe për garantimin e sigurisë atje përgjigjen patrullat e përbëra nga dy persona.