Zëri i Rusisë Sipas të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shoqërore të Federatës Ruse, në gjysmën e parë të vitit 2009 në Rusi lindën më shumë se 408 mijë djem dhe më shumë se 380 mijë vajza. Gati 26 mijë lindje më shumë se sa në periudhën analogjike të vitit të kaluar. Në dikasterin në fjalë theksuan se po vazhdon të forcohet tendenca e rritjes së numrit të fëmijëve në familje. Gjithashtu filluan të lindin më shumë binjakë dhe tre foshnje njëherazi.