Zëri i Rusisë Gjatë dhjetëvjeçarit të afërt numri i njerëzve me moshë mbi 65 vjeç, për herë të parë, do të tejkalojë numrin e fëmijëve. Sipas të dhënave të raportit të ri të Byrosë së Regjistrimeve të SHBA-s, nga 25 vendet me popullsi më të shkuar në moshë, 23 prej tyre ndodhen në Europë. Specialistët paralajmërojnë, se plakja e popullsisë mund të sjellë në ndryshime ekonomike dhe sociale në të gjitha nivelet e shoqërisë-që nga struktura e familjes e deri tek sistemi i sigurimit të pensioneve.