Zëri i Rusisë Në Moskë “skandalin me spiunazhin” të iniciuar nga Gjeorgjia e lidhin me vizitën në Tbilisi të Nën-presidentit të SHBA-s Joseph Biden. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i MPJ i Rusisë Grigori Karasin. Në këtë mënyrë e komentoi ai refuzimin e paradokohshëm të autoriteteve të Gjeorgjisë për hyrjen në vend të dy diplomatëve rusë nën pretekstin e trilluar se ata merren me veprimtari spiunazhi. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj në Moskë u shpallën “persona non grata” dy diplomatë gjeorgjianë. Me të tilla veprime Gjeorgjia, e cila synon për anëtarësimin e vet sa më të shpejtë në NATO, po përpiqet ti demonstrojë mysafirit perëndimor “guximin” dhe “vendosmërinë” e vet.