Zëri i Rusisë Kompania e përbashkët “Sahalin Energy”, e cila merret me nxjerrjen e lëndës hidrokarbure në shelfin e Detit Ohotsk, shkarkoi në treget e Rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor (RAOP) ngarkesën e partisë së 200-të të naftës. Atë do ta çojë më pas në Korenë e Jugut cisterna ruse. Shkarkimi i kësaj ngarkese u bë edhe një dëshmi tjetër e rolit në rritje të Sahalinit si qendër energjetike e RAOP, deklaroi njëri nga drejtuesit e kompanisë Ien Krejg. Ai njoftoi gjithashtu mbi planet e rritjes së vëllimeve të furnizimeve në këtë rajon të gazit të lëngëzuar natyror. Pritet që eksporti i tij në gjysmën e dytë të këtij viti të tejkalojë furnizimet e naftës.