Zëri i Rusisë Gjeorgjia nuk u lejoi hyrjen në territorin e vet dy diplomatëve që ishin nisur me punë për në Tbilisi. Sipas të dhënave të kompanisë televizive gjeorgjiane “Imedi”, palës gjeorgjiane i lindën dyshime në lidhje me atë se diplomatët kanë të bëjnë me shërbimet speciale ruse. Siç deklaroi përfaqësuesi i dikasterit rus të politikës së jashtme Andrei Nesterenko, MPJ e Federatës Ruse shpreh keqardhjen e vet në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se në lidhje me incidentin që ndodhi Moska mund të ndërmarrë hapa adekuatë. Kompania televizive “Imedi” bën të ditur se skandali diplomatik plasi që dy javë më parë, por deri në momentet aktuale palët nuk e bënë publik atë.