Zëri i Rusisë Ruset Anastasia Davidova dhe Svetllana Romashina fituan medaljet e arit në kampionatit botëror që po zhvillohet në Itali në disiplinën sportive të notit sinkronik. Kompozimi i tyre nën shoqërimin e muzikës nga opera “Berberi i Seviljes” e kompozitorit italian Gioachino Rossini mori vlerësimin më të lartë të gjyqtarëve. Në vendin e dytë u renditën spanjollet Xhema Mengual dhe Andrea Fuentes, kurse medaljet e bronzit i morën kinezet Czjan Tintin dhe Czjan Binjbenj.