Zëri i Rusisë Rusia do të ndjekë me vemendje të përqendruar ecurinë e vizitave të Nën presidentit amerikan Joseph Biden edhe në Kiev, edhe në Tbilisi, deklaroi Përfaqësuesi i MPJ i Federatës Ruse Andrei Nesterenko. Në Moskë tërhoqën vemendjen ndaj zgjedhjes aspak të rastësishme të vendeve dhe kohës për vizita dhe janë të njohur me komentet, se ky është njëfarëlloj Post Scriptum-i ndaj samitit të paradokohshëm ruso-amerikan. Rusia nuk ka ndërmend të monopolizojë të drejtën për kontakte me vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), “kryesore është që kjo gjë të realizohet në mënyrë transparente, pa lojra nën rrogoz dhe jo për llogari të interesave të huaja”, the Andrei Nesterenko.