Zëri i Rusisë Rusia është e gatshme të ndajë me UNESKO-n përvojën unikale të dialogut ndërkonfesional, i cili lejoi që të ruhet për shekuj të tërë me radhë në vend paqja midis përfaqësuesve të feve të ndryshme. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Unesko-s Koichiro Matsuura dhe pjesëmarrësit e Grupit të nivelit të lartë për dialogun ndërkonfesional pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës. Presidenti rus e quajti aktuale inicitivën e krijimit të Grupit të nivelit të lartë dhe shprehu shpresën, se ai do të bëhet një mekanizëm i kërkuar ndërkombëtar.