Zëri i Rusisë Pezullimi i veprimtarisë ndërtimtare nga ana e Izraelit të qendrave të reja të banimit do të krijojë kushtet për negociatat palestinezo-izraelite, deklaroi Përfaqësuesi i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko. Një mendimi të tillë i përmbahet “Katërshja” e ndërmjetësve ndërkombëtarë në negociatat e sipërpërmendura si dhe vendet e “Grupit të tetëshes”, të cilët u mblodhën para pak kohësh në Aquila. Sipas fjalëve të Nesterenkos, Rusia po ndërmerr përpjekje të qenësishme për rivendosjen e kontakteve palestinezo-izraelite duke dërguar për këtë qëllim në rajon Përfaqësuesin e Presidentit të Federates Ruse për Lindjen e Mesme Aleksandër Sallatanov.