Zëri i Rusisë Përmirësimi i marrëdhënieve midis SHBA-s dhe Rusisë nuk do të realizohet në jetë për llogari të Ukrainës, deklaroi Nën presidenti amerikan Joseph Biden. SHBA-s mbështesin synimin e Ukrainës për anëtarësim në NATO, në qoftë se populli ukrainas do të shprehë një dëshirë të tillë, tha Biden. Gjatë kësaj ai nënvizoi, se SHBA-s nuk njohin kurrëfarë sferash ndikimi të superfuqive. “Askush nuk ka të drejtë t’ju diktojë juve se në ç’aleanca duhet të hyni”, theksoi Nën presidenti amerikan.