Zëri i Rusisë

 

Rusia dhe NATO kanë nevojë për njëra-tjetrën shumë më tepër nga ç’janë ato të gatshme që ta pranojnë ngandonjëherë këtë. Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap de Hoop Scheffer në fjalimin e vet të lamtumirës mbajtur në Institutin Mbretëror londinez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Chatham House. Nëpunësi i lartë, i cili do të largohet më 1 gusht nga posti i vet, u shpjegoi dëgjuesve konceptin e NATO-s në shekullin e XXI-të. Deklaratat e sinqerta të Sekretarit të Përgjithshëm, duke gjykuar nga të gjitha, ndoqën si qëllim paraqitjen e Aleancës VeriAtlantike si të gatshme për tu bërë ballë sfidave të botës bashkëkohore.