Zëri i Rusisë Gjykata Federale e SHBA-s në vigjilje e shpalli CIA-n fajtore për paraqitjen e informacionit të rremë me qëllim të mbrojtjes së bashkëpunëtorit të vet nga mbajtja e përgjgjësisë përpara drejtësisë dhe ia hyri punës për analizimin e masave të mundshme të dënimit ndaj një sërë ish bashkëpunëtorësh të lartë të saj, duke përfshirë edhe Drejtorin George Tenet, njofton Associated Press. Kjo padi ngrihet me kërkesë të ish punëtorit operativ të CIA-s amerikane për luftën kundër përhapjes së drogës Richard Horn.