Zëri i Rusisë Kryeministri i Libanit Saad Hariri hodhi poshtë thirrjet e bëra të hënën nga Izraeli për ndryshimin e rezolutës № 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës në Liban. “Synimi i autoriteteve izraelite për bërjen e amendamenteve në rezolutën në fjalë është përpjekje për ti bërë bisht përmbushjes së detyrimeve të veta dhe për mbulimin e shkeljeve reale të kësaj rezolute”, tha Hariri në bisedën me përfaqësuesin special të OKB-së për Lindjen e Mesme Michael Williams. Izraeli del për ndryshimin e mandatit të forcave paqëruajtëse të OKB-së dhe shndërrimin e tyre në “forca ndërkombëtare të frenimit”.