Zëri i Rusisë NATO dhe Rusia duhet të rivendosin në vëllim të plotë marrëdhëniet e tyre. Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës VeriAtlantike Jaap de Hoop Scheffer gjatë fjalimit të lamtumirës mbajtur në Londër. “Situata e tanishme në marrëdhëniet reciproke midis NATO-s dhe Rusisë nuk kënaq asnjërën nga palët”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës. “Unë parashikoj, se gjatë kohës së krijimit të sistemit të ri të sigurimit, numri i çështjeve pyetjeve që kanë për ne interes reciprok do të vijë duke u rritur”, theksoi Schefer. Më 1 gusht Hoop Schefer do t’ia dorëzojë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, danezit Andres Fogh Rasmussen.