Zëri i Rusisë Rusia dhe Jordania po vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë midis tyre për zgjidhjen e problemeve të mprehta të Lindjes së Mesme dhe stabilizimin e gjendjes në këtë rajon. Për këtë u bë fjalë gjatë bisedës së përfaqësuesit special të Presidentit të Federatës Ruse për Lindjen e Mesme, Zëvendësi i Kreut të MPJ të Rusisë Aleksandër Salltanov me Ministrin e punëve të jashtme të Jordanisë Nasser Djauda në Aman. Nasser Djauda konfirmoi mbështetjen e zhvillimit në Moskës të konferencës ndërkombëtare në lidhje me çështjet e Lindjes së Mesme.