Zëri i Rusisë Presidenti i Ingushetisë Junus-Bek Evkurov, i cili u plagos si rezultat i një akti terrorist më 22 qershor, po shërohet e po merr veten nën kujdesin e mjekëve dhe së ssshpejti do të kthehet në Ingusheti, njoftoi përfaqësuesi i shërbimit të shtypit të Presidentit. “Unë e ndjej veten shumë më mirë dhe së shpejti do të kthehem në shtëpi”, thuhet në mesazhin e presidentit drejtuar popullit të Ingushetisë. Evkurov falenderon udhëheqjen e vendit, mjekët, banorët e republikës dhe të gjithë ata që përjetuan shqetësimin për të. Presidenti i Ingushetisë vuri në dukje, se pas aktit terrorist që u krye kundër tij organet shtetërore të republikës dhe organet e ruajtjes së rendit nuk lejuan disfunkionim në punën e vet.