Zëri i Rusisë Për herë të parë një nga muzetë më të mëdhenj artistikë kombëtarë të Rusisë-Galeria Tretiakovskaja-u kryesua nga një femër-specialistja e artit Irina Lebedjeva. Drejtorja e re ka ndërmend ti kushtojë një vemendje të veçantë artit kontemporan. “Detyra jonë është që të ndryshojmë strategjinë e Galerisë Tretiakovskaja, e cila duhet ti përshtatet realiteteve të ditëve të sotme dhe kërkesave që i paraqiten muzeut bashkëkohor”, deklaroi ajo. Imazhi i ri i muzeut, sipas mendimit të Lebedjevës, duhet të jetë “intelektual dhe kuptimor” me qëllim që çdo shikuesi ti ngjallë kureshtje e interesim, të jetë komfort për të dhe ta bëjë të ndjehet mirë atë.