Zëri i Rusisë Gjyqi ndaj kriminelit të supozuar nazist Xhon Demianyk do të fillojë në Gjermani në tetor. Ai akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e rreth 28 mijë të burgosurve të kampeve të përqendrimit në Poloni gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Më parë atë e patën njohur si fajtor, por për shkak të provave të pamjaftueshme vendimin e gjyqit e anuluan. Në vitin 2002 gjyqi amerikan e quajti të vërtetuar faktin se Demianyk pat shërbyer si gardian në një sërë kampesh përqendrimi të polonisë dhe mbi bazë të kësaj akuze i mohoi atij shtetësinë amerikane dhe e departoi nga vendi.