Zëri i Rusisë Qeveria e Ukrainës në krye me Julia Timoshenkon me vetëdije të plotë po e çon “Naftogaz-in” drejt falimentimit. Për këtë deklaroi i ngarkuari i Presidentit me problemet e sigurisë energjetike ndërkombëtare Bogdan Sokollovskij, njofton UNIAN. Sokollovskij e akuzoi gjithashtu qeverinë për atë se ajo po zhvillon negociata me Komisionin Europian mbi dhënien e kredisë “”Naftogaz-it” pa bashkërendim të këtij vendimi me Presidentin. Në BE tashmë deklaruan, se janë të gatshëm të gjejnë mjetet e nevojshme financiare në qoftë se Ukraina do të fillojë reformimin e kompleksit të vet energjetik.