Zëri i Rusisë Në Brazil janë të interesuar për teknologjitë ruse në sferën e nxjerrjes së naftës dhe gazit, si dhe energjetikën atomike për qëllime paqësore. Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i MPJ së Brazilit Samuel Pinejru Himarains. Brazili zë vendin e pestë në botë përkatësisht rezervave të uruanit. Kurse Rusia zotëron një përvojë kolosale në sferën e teknologjive bërthamore, vuri në dukje diplomati brazilian. Në një kohë të afërt atje do të hapen përfaqësitë e “Gazprom-it”, “Roskozmos-it” dhe “Vneshekonombank-ës”.