0Rusia po modernizon pikën e bazimit të anijeve të veta në Siri për luftën kundër piratëve. Për këtë deklaroi përfaqësuesi i Shtabit kryesor të Forcave Ushtarako-Detare të Federatës Ruse. Baza materialo-teknike e anijeve luftarake në portin sirian Tartus do ti kryejë shërbimet e nevojshme anijeve ruse, të cilat do të marrin nën mbrojtjen e vet lundrimin e anijeve civile nga piratët në rajonin e Bririt Afrikan. Flota ruse po vepron aktivisht në kuadrin e operacionit ndërkombëtar kundër piratëve në zonën e Gjirit të Adenit, ku veprojnë 5 grupime piratësh me numër të përgjithshëm prej gati 5 mijë vetash.