Zëri i Rusisë Siç shkruan në një nga internet-forumet një punonjës i sferës së arsimit të lartë, i cili e quajti veten me emrin Lavër, për dhjetra vende buxhetore në çdo specialitet në Moskë dhe Peterburg pretendojnë disa qindra të diplomuar, të cilët kanë marrë në Provimin Unik Shtetëror nota me diapazon nga 80-90 pikë e sipër. Gjatë kësaj vendas prej tyre janë vetëm pjesa më e vogël. Autori vë në dukje: në qoftë se në kryeqytetet ruse numri i atyre që e japin Provimin Unik Shtetërore sipas profilit me 100 pikë me vështirësi arrin 50 veta (kryesisht këta janë të diplomuarit e shkollave profesionale), duhet thënë, se nga republikat kaukaziane “të tillë janë gati 4 nga çdo 5 të diplomuar”. Gjatë kësaj maturantët me pikë të larta në Provimin Unik Shtetëror nuk mund të shkruajnë pa gabime bile as kërkesën për regjistrimin e tyre në universitet. Kështu, në një nga universitetet prestigjoze të Peterburgut vetëm në një ditë gjatë pranimit të dokumentave u evidentuan vetëm tre maturantë me më shumë se 90 pikë në lëndën e gjuhës ruse, të cilët e shkruan dokumentin përkatës me gabime të shumta gramatikore. “Por ligji është ligj, dhe të vërë në dyshim nivelin e njohurive të tyre të konfirmuar me çertifikatën shtetërore të dhënies së Provimit Unik Shtetëror, komisioni i pranimit nuk ka të drejtë”, theksoi Lavër.


***


Shkencëtarët e Institutit të Trurit të njeriut të Akademisë së Shkencave të Rusisë u morën me studimin e asaj se çfarë ndodh në tru kur njeriu gënjen dhe kur thotë të vërtetën. Për këtë qëllim studiuesit përzgjodhën 10 vullnetarë me gjendje të mirë shëndetësore me moshë nga 18-45 vjeç, të cilëve u propozuan që të “luajnë” me kompjuterin. Nga ata u kërkua që ta gënjenin atë sipas parimit të lojës për fëmijë “Beson-nuk beson?”. Pjesëmarrësit e eksperimentit u përpoqën ta gënjenin kompjuterin. Eksperimenti i zhvilluar tregoi, se gjatë dhënies së përgjigjes së rreme në krahasim me atë të drejtë, kurba e elektroencefalogramës binte në mënyrë të theksuar poshtë. Neurofiziologët e shpjegojnë këtë dukuri me faktin, se në momentin e gënjeshtrës në punën e trurit merr pjesë një numur shumë i madh sistemesh zbatuese, meqenëse atij i duhet jo vetëm të trillojë gënjeshtrën, por edhe të japë një përgjigje të drejtë. Ky fenomen mori emrin “negativitit i lidhur me gabimin” ose “detektor i gabimeve”. Dihet gjithashtu se një negativitet i tillë mund të gjenerohet edhe gjatë dhënies së përgjigjeve korrekte, por atëhere personi që i nënshtrohet eksperimentit nuk ka një përfytyrim të qartë në lidhje me dhënien e përgjigjes së drejtë. Kështu pra, që të gënjejë, trurit tonë i duhet si fillim “të shtypë brenda vetes” përpjekjen për të shprehur të vërtetën.


***


Një grup internacional shkencëtarësh zbuloi vendin e lindjes së mbulesës së akullt në Antarktikën Lindore, njoftoi ScienceNews. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Nature”. Duke përdorur një radar të veçantë për studimin e rajonit të sipërpërmendur shkencëtarët sqaruan se malet e Gamburcevit janë pikërisht ai vend prej nga ku 14 milionë vjet më parë filloi rritja e akullnajave të Antarktidës. Malet e Gamburcevit për nga përmasat e veta mund të krahasohen me Alpet Europiane, por deri më sot ato nuk i ka parë as edhe një njeri. Vargmalet fshihet nën një shtresë akulli me trashësi prej 4 kilometrash. Shkencëtarët mendojnë, se për fillimin e formimit të akullnajave temperatura mesatare verore do të duhej të barazohej, si të paktën, me 3 gradë celcius. Në momentet aktuale, kohë pas kohe temperatura “në malet” në fjalë jo rrallë bie edhe deri minus 60 gradë. Duam t’ju kujtojmë se malet u zbuluan nga ekspedita sovjetike e Antarktidës në vitin 1958 dhe ato kanë marrë emrin e shkencëtarit-sizmiolog Grigori Aleksandroviç Gamburcev.