Zëri i Rusisë Në Forumin e përgjithshëm Rus të rinisë “Seliger-2009” filluan punën e vet dy grupe të reja, përkatësisht “Artparad” dhe “Teknologjia e së mirës”. Grupi “Teknologjia e së mirës” bashkon në radhët e veta vullnetarët e rinj që merren me dhënien e ndihmës invalidëve, vogëlushëve nga shtëpitë e fëmijës, pensionistëve, kafshëve të rrugës. Në grupin “Artparad” do të marrin pjesë piktorë të rinj dhe fotografë, arkitektë dhe skulptorë, aktorë dhe regjizorë, modelierë dhe muzikantë. Puna e forumit do të zgjasë deri më 15 gusht dhe gjatë kësaj kohe në të do të marrin pjesë më shumë se 50 mijë të rinj nga e gjithë Rusia.