Zëri i Rusisë SHBA-s shkurtuan numrin e kapsollave të veta bërthamore deri në nivelin e parashikuar nga marrëveshja e Moskës e vitit 2002, shpallën në departamentin amerikan të shtetit. Marrëveshja e Moskës, ose Traktati mbi shkurtimin e potencialeve strategjike ofensive kufizon numrin e kapsollave bërthamore të dislokimit të shpejtë të çdo pale deri në 1700-2200 njësi. Në negociatat e presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama, në Moskë më 6 korrik u morr vendimi që për 7 vjetë numri i përgjithshëm i mbartësve strategjikë të Rusisë dhe SHBA-s të ruhet në kufirin e 500-1100 njësive.