Zëri i Rusisë Nëntëvjeçarja Maria nga qyteti rumun Galati fitoi çmimin Grand Prix në Konkursin Muzikor Ndërkombëtar të VII-të “Vitebsk-2009”, i cili u zhvillua në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar “Pazari Sllav në Vitebsk”. 11-vjeçari ukrainas Andranik Aleksanjan u bë zotëruesi i çmimit të parë. Çmimin e dytë e fitoi pjesëmarrësja më e re e konkursit, shtatëvjeçarja Mashi Novik nga Bjellorusia. Dy çmimet e treta i ndanë midis tyre Kamile nga Lituania dhe Anel Karshigajeva ngaKazakistani.