Zëri i Rusisë SHBA-s po kremtojnë një datë të shënuar historike-40 vjetorin e uljes së njeriut në Hënë. Më 20 korrik të vitit 1969 astronauti amerikan Nil Amstrong i pari shkeli në sipërfaqen e satelitit të Tokë, rrugën e tij e ndoqi më pas Edvin “Bass” Oldryn. Astronautët mbërritën në Hënë në orën 21. 36 minuta. Pas largimit ata lanë atje shkallën e uljes së modulit hënor me një tabelë për kujtim, në të cilën ishte paraqitur në formë gravure harta e hemisferave të Tokës dhe fjalët “Këtu njerëzit nga planeti Tokë për herë të parë shkelën në Hënë. Korrik i vitit 1969 të erës së re. Ne erdhëm me qëllime paqësore në emër të të gjithë njerëzimit”.