Zëri i Rusisë Presidenti i Afganistanit Hamid Karzaj i bëri thirrje Perëndimit të përpunojë urgjentisht një politikë të re ndaj Afganistanit, e cila të parashikojë zhvillimin e negociatave me Lëvizjen “Taleban”, ndër të tjera me liderin e kësaj lëvizjeje Mulla Omar, njoftoi botimi i përjavshëm londinez “Sandy Times”. Karzaj paralajmëroi kryeqytet perëndimore se vetëm operacionet ushtarake në Afganistan janë të pamjaftueshme dhe premtoi në rast të rizgjedhjes së vet në postin e presidentit të vendit të fillojë në gusht negociatat me talebanët.