Zëri i Rusisë Në kampionatin botëror, që po zhvillohet në Romë në disiplina të ndryshme të sporteve ujore, Julia Pahalina fitoi të dielën medaljen e artë në hedhjen nga trampolina. Ruset po në këtë ditë u bënë gjithashtu kampione botërore në programin teknik në ushtrimet në grupe në disiplinën e notit sinkronik. Lojtarët rusë të waterpolo-s fituan në ndeshjen e turit të parë ndaj skuadrës përfaqësuese të Greqisë.