Zëri i Rusisë Raketa strategjike detare “Bullava” për të satën herë u vetëlikuidua gjatë kohës së lëshimit provë që iu bë asaj. Por, sipas të dhënave të gazetës “Kommersant”, ky fakt nuk e bëri megjithatë Ministrinë e mbrojtjes të heq dorë nga planet e pranimit të raketës në arsenalin ushtarako-detar të Flotës së Rusisë për pajisjen e anijeve nëndetëse strategjike të brezit të fundit. Përpunuesi i raketës-Instituti Termoteknik i Moskës, nuk e komentoi në kurrëfarë mënyre situatën me disfatën e radhës. Kjo raketë është projekti më afatgjatë i Rusisë në sferën e krijimit të armatimeve të reja.


 

 

 ***
Siç njofton gazeta “Novie Izvestia”, në Rusi që nga fillimi i verës benzina, në tërësi, u shtrenjtua 20 %. Kur çmimet botërore të naftës ranë gati në më shumë se dy herë, benzina në Rusi u lirua vetëm disa përqind, ndërsa kur “ari i zi” filloi të shtrenjtohej pak nga pak, vlefta e lëndës djegëse të motorëve u rrit “me shkallë sipërore rezervë”.


***


Botimi “Rossiskaja gazeta” publikon rregullat e reja të sjelljes së milicëve në pikën e dezhurnit që vendosi me urdhërin e tij vetë Ministri i punëve të brendshme. Më saktë, u vendos një kontroll më i rreptë mbi të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët merren me problemet e shtetasve që sillen në pikat e dezhurnit të milicisë. Qëllimi i këtij urdhëri konsiston në vendosjen e rregullit elementar në nënrepartet e milicisë më të afërta me popullin. Nuk është sekret për askënd se për shumë njerëz të qendruarit në milici është sprovë e ashpër. Janë të njohura rastet kur me të ndaluarit janë sjellë në mënyrë tejet të rreptë. Në dokument është shkruar qartë, në ç’mënyrë dhe në çfarë rastesh mund të merren në pyetje dhe arrestohen njerëzit, të cilët i sjellin në milici forcat e shërbimit të patrullimit ose punëtorët operativë.