Zëri i Rusisë Turneu ballkanik i kësaj jave i përfaqësuesit të lartë zyrtar të BE për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë Havier Solana kaloi praktikisht pa u vënë re në mjetet serbe të informimit masiv. Ndërkohë, vetkuptohet se nëpunësi i një rangu të tillë kaq të lartë nuk vjen ashtu kot në Ballkan. Njëkohësisht rrethi i problemeve që u diskutua në takimet e Solanës me liderët politikë vendas ishte shumë më i gjerë se ai i deklaruar. Dëgjoni në lidhje me këtë fakt mendimin e historianes-ballkaniste, Drejtores së Qendrës së Studimit të krizës bashkëkohore ballkanike Elena Guskova: “Së pari, po bën në vend numëro pavarësia e Kosovës. Pa u vënë re plani i Ahtisaarit po realizohet në jetë, por ai nuk mund të sjellë megjithatë pavarësinë absolute të krahinës. Tashmë që prej më se një viti vendi, i cili ka flamurin e vet, emblemën, kushtetutën, strukturat e tij politike, po u demonstron të gjithëve se është i aftë të ekzistojë në mënyrë të mvetësishme. E megjithatë Kosova nuk ka avancuar as edhe një hap në planin e njohjes së pavarësisë së këtyre atributeve. Mua më duket se pikërisht kjo çështje ishte më kryesorja për Solanën, thotë Elena Guskova. Duhet të vëmë në pah edhe një moment tjetër, — thotë ekspertja. Gjatë kohës së vizitës së vet në Kosovë Solana u bëri thirrje serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet për në organet e pushtetit lokal, të cilat janë caktuar për në vjeshtë të këtij viti në krahinën kosovare. Siç dihet pozita e Beogradit në lidhje me këtë problem është mëse e qartë: udhëheqja e vendit del kundër pjesëmarrjes në to, por në qoftë se pas vizitës së përfaqësuesit të lartë zyrtar të BE do të pasojnë lëshime, atëhere edhe Beogradi do të zërë një pozitë neutrale ose do ti rekomandojë serbëve kosovarë të marrin pjesë në zgjedhjet e sipërpërmendura, ndërsa kjo do të thotë, se fjalë do të bëhet mbi atë përse dhe pat shpresuar gjithmonë Solana — për njohjen e heshtur, graduale të pavarësisë së Kosovës e Metohisë nga ana e Bogradit. Mua më duket se është tejet e rëndësishme tani që udhëheqja e Serbisë të shfaqë qëndrueshmëri, paepshmëri, të mos lëshojë më pe. Problemi konsiston në atë, se ajo tashmë e bëri një lëshim kur lejoi vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Dhe ky duhet të jetë lëshimi i fundit që bëhet prej saj. Në qoftë se do të bëhet sikur edhe një lëshim tjetër, në veçanti, me vizat, atëhere mund të quhet se ky dhe është pranim i heshtur i faktit të kryer, konkludon ekspertja ruse për problemet ballkanike Elena Guskova.