Zëri i Rusisë Regjimi i Mikheil Saakashvilit në Gjeorgji po shkel normat demokratike dhe po vë në veprim masat e terrorit politik. Një deklaratë të tillë bëri të enjten në Uashington ish Zëdhënësja e parlamentit gjeorgjian, liderja e opozitës Nino Burjanadze. “Shumica e njerëzve janë arrestuar pa akuza serioze të argumentuara. Ka fakte evidente të ushtrimit të terrorit financiar dhe politik”, tha ajo.