Zëri i Rusisë Pezullimi nga ana e Izraelit i ndërtimit të pikave të reja të banimit në bregun Perëndimor të lumit Jordan do të ndihmojë për rifillimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme. Për këtë deklaroi të enjten Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Brown. “Të gjithë ne po ushtrojmë presion mbi Izraelin, duke pranuar njëkohësisht se ai duhet të ketë garanci në lidhje me sigurinë e vet. Shteti palestinez nuk mund të jetë i aftë për vetekzistencë për sa kohë që nuk do të fitojë pavarësinë e vet ekonomike”, bëri të ditur Kryetari i qeverisë britanike.